
Armando Broja quhet dhe Shqipëria është me fat që e ka. Te grupmoshat e kuqezinjëve shënonte thuajse në çdo ndeshje. Alban Bushi do t’i dërgonte një ftesë disi të guximshme në pamje të parë te Shpresat, duke parë moshën e këtij lojtari.
Vetëm 17-vjeç, por do të tundte dy herë rrjetën në debutim ndaj Uellsit U21. Zakoni vazhdoi edhe me përgatitjet e sezonit te Chelsea U-18, duke i shënuar shumë skuadrave. Në ditën e sotme është luajtur ndeshja e parë e sezonit ndaj Arsenalit U-18, e mbyllur me shifrat 1-2.
Të dyja këto realizime erdhën nga Armando Broja, që njëkohësisht është kthyer edhe në imazhin kryesor te të rinjtë e Chelseat. Këta të fundit e njoftuan përballjen e parë të kampionatit pikërisht me një foto të sulmuesit shqiptar. Nëse vazhdon në këtë ritëm, ftesa do të vijë jo vetëm nga Reja, por ndoshta edhe nga vetë Frenk Lampard. /Shqiperia.ch/