Kroacia është një nga ato shtete ku në kampionatin e saj, ka një numër të lartë futbollistësh shqiptarë. Në këtë ligë është pjesë edhe sulmuesi dardanas, Lirim Kastrati, i cili luan me skuadrën e Lokomotivës së Zagrebit. Në fillim të këtij sezoni, ai tregoi një rendiment shumë të lartë me këtë ekip, madje së bashku me Uzunin, ishin deçiziv në rezultatet pozitive të Lokomotivës.
Kastrati e nisi këtë sezon me një vrull tepër të madh, ku mundi të shënonte edhe disa gola në pak ndeshje. Megjithatë situata ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore dhe po kalohet një periudhë jo e mirë, ku në 10 ndeshjet e fundit Kastrati nuk ka mundur të finalizojë. Një periudhë e gjatë pa e shijuar golin, një sulmues si ai, ku veçojmë se mund të jetë edhe një ngërç psikologjik për vetë lojtarin, teksa në 19 ndeshje ka mundur të shënojë 7 gola.
Por ajo që tregoi lojtari në fjlaë në muajt e parë të sezonit, bëri që 20 vjeçari të fitonte edhe një ftesë nga trajneri Shaland, për t’iu bashkuar përfaqësueses dardanase. Me Kosovën mundi të luajë vetëm një ndeshje, ndërsa tani mbetet në dyshim grumbullimi i tij nga ana e zviceranit Shaland.Ndonëse do edhe pak kohë për tu zyrtarizuar lista e lojtarëve të grumbulluar, nuk do të ishte befasi e madhe edhe mungesa e Kastratit. Kjo për shkak edhe të formës së tij jo të mirë të momentit, ndërsa ka ndryshuar ndjeshëm nga fillimi i sezonit.
Duhet marrë parasysh edhe fakti se Kastrati është vetëm 20-vjeç dhe një futbollist i kësaj moshe, ka nevojë për pjekurinë e duhur dhe se nuk mund të qëndrojë gjatë gjithë sezonit konstant dhe produktiv./Shqiperia.ch/