You are here
Home > Kombëtarja > Ftesa e parë e Shqipërisë, Reja thërret lojtarin që ka “kryqëzuar” edhe Panuçin

Ftesa e parë e Shqipërisë, Reja thërret lojtarin që ka “kryqëzuar” edhe Panuçin

Shqipëria do të luajë dy ndeshje të rëndësishme në muajin shtator për kualifikueset e Europianit, teksa do të përballet ndaj Francës dhe Islandës. Në Spanjë e quajnë të mbyllur edhe ftesën për mesfushorin e Malagas, Keidi Baren.

Sipas mediave të këtij vendi, nuk ka asnjë dyshim se futbollisti në fjalë do i bashkohet Shqipërisë në shtator. Duhet thënë se pikërisht Bare ka qënë arsyeja që edhe trajneri Panuçi të kryqëzohet nga ana e mediave. Ftesat do të mungonin për të, ndërsa kulmi do të vinte në një moment kur trajneri i Shqipërisë asokohe do t’i drejtohet një gazetari: “Kush është Keidi Bare, miku yt?”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top