You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Ftesa e Gjermanisë është zyrtare, talenti shqiptar i Hanoverit e pranon por… ka ende shpresë

Ftesa e Gjermanisë është zyrtare, talenti shqiptar i Hanoverit e pranon por… ka ende shpresë

Tashmë ftesa e Gjermanisë sa i përket talentit shqiptar, Florent Muslija, mund të thuhet se ka marrë formë zyrtare.

Sipas  “90min.de”, tashmë është momenti që talenti tek i cili projektohet e ardhmja e Hanoverit, ekip ky që luan në elitën e futbollit gjerman, të luajë për Gjermaninë U-20. Muslija është grumbulluar edhe më herët nga kjo grupmoshë, megjithatë besimi tek aftësitë e tij ka qenë i pakët.

Duke parë aktivizimin e tij te Hanoveri dhe besimin që ka treguar trajneri, të rinjtë e Gjermanisë kanë vepruar menjëherë. Por Shqipëria do të ketë sërish shpresë tek ky lojtar, që pavarësisht këtij grumbullimi, ka të drejtë të bëj një tjetër zgjedhje në të ardhmen, derisa të debutojë për ekipin e parë të një Kombëtare. Pavarësisht formës së tij, dalja në fushë me Gjermaninë e parë, duket ende e pamundur, prandaj shpresat e Shqipërisë do të vazhdojnë të jenë të mëdha. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top