You are here
Home > Futbolli Shqiptar > FSHF reagon me fakte ndaj Braçes për emrin e stadiumit: Ja shembujt, nuk është shpikje shqiptare

FSHF reagon me fakte ndaj Braçes për emrin e stadiumit: Ja shembujt, nuk është shpikje shqiptare

Në ditën e djeshme, Zëvendës Kryeministri i Shqipërisë, Erjon Braçe, ka ngritur sërish disa diskutime të reja për stadiumin që po ndërtohet në Tiranë. Flasim për “Arenën Kombëtare”, pikërisht për impiantin që po pengohet nga ana e Bashkisë së Tiranës, e cila nuk ishte e aftë për të ndërtuar sheshin dhe parkimin përpara stadiumit, në mënyrë që ndeshja e shtatorit të zhvillohej në kryeqytet.

Gjithsesi, Braçe ka ngritur një tjetër shqetësim, që lidhet me emrin e stadiumit kombëtar, kur dihet fakti që FSHF ka nxjerrë në shitje të drejtën e emrit për sponsorin që do të marrë në dorëzim. Kjo ka sjellë edhe kundërpërgjigjen e vetë organizmit më të lartë të futbollit në Shqipëri, duke dhënë shembuj konkret se nuk bëhet fjalë për një shpikje shqiptare.

Reagimi i plotë

Njoftimi i FSHF në kërkim të një sponsori për Stadiu Fmin e ri për ta vënë administrimin e tij mbi baza komerciale, është pritur me interes nga disa firma me reputacion kombëtar dhe ndërkombëtar.

FSHF, duke mirëkuptuar ndjeshmërine e publikut në lidhje me këtë proces dëshiron të bëjë me dije se vendimi i saj, për gjetjen e një sponsori për stadiumin e ri nuk është një shpikje shqiptare. Vetëm dy-tre stadiume në “Premier League” nuk kanë emra tregtarë: Liverpool, Old Trafford dhe Tottenham. Ekspertët vlerësojne që arsyet që këta të fundit nuk kanë bërë marrëveshje për “shitjen” e emrit lidhen me faktin që historia e emrit tyre, “shet” më shumë se sa emri i një sponsori. Shumica e stadiumeve me histori dhe tradita, qindra vjeçare kanë emra tregtare. Ja disa shembuj në Europë dhe SHBA:

Amex Stadium- Brighton, Etihad Stadium – Manchester, Emirates Stadium – London, Allianz Arena – Munich, Mercedes-Benz Arena – Stuttgart, Orange Velodrome -Marseille, MetLife Stadium – Neë Jersey USA, FedExField – Maryland USA, Bank of America Stadium – North Carolina USA, AT&T Stadium – Texas, Gillette Stadium – Massachusetts USA

Stadiumi i ri ka kushtuar shumë. Mirëmbajtja dhe menaxhimi i tij, do të kushtojë gjithashtu shumë. FSHF nuk ka qëllim tjetër veçse të garantojë të ardhmen e këtij impianti. Dhe kjo është një rrugë e njohur dhe jo një “shpikje shqiptare”, siç e sqaruam me shembujt e mësipërm. Shqetësimi publik i segmenteve të cakturara “tifozo-pushtetare”, në lidhje me çështjen e emrit, s’ka të bëjë me thelbin e çështjes marketing ose jo, madje as me problemin e emrit. Është thjesht, përsiatje dhe këndvështrim i një personi, që në edicionin e rradhës së përbaltjes, ende nuk e ka të qartë se si prononcohet: Si pushtetar? Apo si tifoz “i shqetësuar”, apo si politikan që kërkon kredo politike.

Por pavarësisht kësaj ne garantojmë opinionin publik, tifozët, madje edhe ata që nuk mendojnë si ne, se i gjithë ky proçes do të zhvillohet, për të menaxhuar dhe mirëmbajtur sa më mirë, një impiant modern dhe me vlera si Stadiumi i Ri.

Bardhyl Minxhozi

Administrator i stadiumit

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top