Muaji mars është periudha ku në qendër të vëmendjes rikthehen ekipet Kombëtare, pasi nisin kualifikueset e kampionatit Europian. Jo vetëm Kombëtaret e mëdha, por dhe ato të 21-vjeçarëve do të garojnë me kundërshtarët respektivë për të zënë një vend në eleninatoret e kampionatit europian U-21.
Kështu Shqipëria U-21 do të startojë fazën e saj, aty ku në ndeshjen e parë do të ketë përballë skuadrën e Turqisë U-21. Kjo sfidë është programuar të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” në datën 23 mars në orën 19:00. Pikërisht si ndeshja e parë hapëse për kualifikueset, Federata Shqiptare e Futbollit, dëshiron të josh sportëdashësit shqiptar duke përkrahur jo vetëm Kombëtaren e madhe, por edhe të Shpresave.
Pikërisht për këtë gjë, ditën e sotme është zyrtarizuar se hyrja në stadium për të parë këtë sfidë, do të jetë falas. Një zgjidhje kjo e zgjuar, pasi kohët e fundit gjatë ndeshjeve që kanë zhvilluar djemtë e Alban Bushit, stadiumi ka qënë thuajse i boshatisur. Duke parë edhe kundërshtarin që do të ketë Shqiperia U-21 pritet që në”Elbasan Arena”, të ketë prani të tifozëve, ndryshe nga çka patur zakonisht ekipi ynë Kombëtar i Shpresave.
Kujtojmë që Shqipëria U-21 ndodhet në grupin e tretë, aty ku do të ketë përballë kombëtaret si Anglia U-21, Austria U-21, Turqia-U21, Kosova U-21 dhe Andora U-21. Një grup disi i vështirë, duke parë që në fazën finale të kampiontit europiam kalojnë vetëm dy ekipe, por jo e pamundur që djemtë e Alban Bushit të kenë mundësi të synojnë një gjë të tillë./Shqiperia.ch/