You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Fryma e përçarjes/ Media në Kosovë i vërsulet Plisave: Tradhëtar! Mbështesni shtetin fqinj (Shqipërinë)

Fryma e përçarjes/ Media në Kosovë i vërsulet Plisave: Tradhëtar! Mbështesni shtetin fqinj (Shqipërinë)

Mos u çudisni! Jemi në Shqipëri, flitet për mediat shqiptare dhe këtu interesat luhen në atë mënyrë, aqsa mund të mohoet jo vetëm atdheu, por shpeshherë edhe prindërit që të sollën në jetë.

Fryma e përçarjes vazhdon dhe “Shqiperia.ch” nuk do të ndalet për të sjellë të gjitha rastet, të pasqyruara nga çdo trevë shqiptare, për njerëzit që punojnë kundër bashkimit tonë. Këtë herë flitet për një media tjetër në Kosovë, që nuk duhet t’i kushtojmë shumë rëndësi emrit të saj, por frymës që kërkon të sjellë te lexuesit.

Situata ka arritur deri aty, aqsa grupimi i tifozëve më i njohur në Kosovë, “Plisat”, janë quajtur tradhëtar. Arsyeja? E thjeshtë, nuk do të mbështesnin as këtë herë Kosovën në “Ligën e Kombeve”, por do të udhëtojnë drejt Shqipërisë, për të brohoritur për kuqezinjtë. E sikur të mos përfundonte këtu, e njëjta media shprehet se “Plisat”, kanë shpërfillur djemtë e Shaland, për shtetin fqinj. Në këtë moment, përmbyllet gjithçka: “Kush është shteti fqinj”? Armiku më i madh i shqiptarëve, është vetë shqiptari dhe lexuesit gjithmonë duhet të bëjnë kujdes në përzgjedhjen e tyre. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top