You are here
Home > Futboll Bota > Frikë vetëm Zotin dhe kartonët! Nuk luan me Uzunin, Ismajli merr forcë të frikshme nga dhimbja

Frikë vetëm Zotin dhe kartonët! Nuk luan me Uzunin, Ismajli merr forcë të frikshme nga dhimbja

Goli i vetëm i Ardian Ismajlit për këtë sezon, ka ardhur pikërisht në atë takim ndaj Lokomotivës së Zagrebit, ku do të shënonte edhe Myrto Uzuni. Por në përballjen e rradhës që do të luhet gjatë kësaj jave, këtë herë në stadiumin e Lokomotivës, mbrojtësi shqiptar do të mungojë.

Kjo për shkak se Ismajli ka përmbushur numrin e kartonëve të verdhë, që është njëkohësisht edhe e vetmja pjesë ku lojtari duhet të punojë paksa më shumë. Në 6 ndeshjet e fundit, është ndëshkuar 5 herë me kartonë të verdhë, nisur edhe nga loja luftarake që Ismajli ka te Hajduku i Splitit.

Gjithë pjesa tjetër flet vetëm për të, pasi edhe në ndeshjen e fundit kundër Osijekut, ky lojtar është vlerësuar si më i miri te Hajduku. Mbrojtësi i Kombëtares nuk e njeh më fjalën luhatje, ndërsa që pas atij operacioni të bërë në muajin dhjetor, ka marrë më shumë forcë. Nisur nga ajo kohë Ismajli gjithmonë është shpallur në formacionin e javës, ose ka qënë lojtari më i mirë në skuadrën e tij. Në një kohë të tillë, mund të thuhet se frika e vetme e këtij futbollisti është Zoti, pasi është edhe një besimtar i mirë, përveçse një lojtar i një niveli të lartë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top