
Policia deri në këtë moment nuk e merr përsipër mbarvajtjen e derbi të Shqipërisë, për shkak se e cilëson të pasigurtë. Arsyeja për këtë gjë është ndarja e tifozerive në stadium. Policia shprehet se me anë të vendosjes se grupimit të “Ultras Guerrils” në tribunën H1 dhe H2, janë pranë tribunës kryesore A, që vendosen Tifozët e tiranës. Policia e Shtetit pretendon që në tribunën A të zhvendosen sportëdashësit e Partizanit që respektivisht janë në sektorin B.
Këtë kërkesë e ka refuzuar organizatorët e ndeshjes që është Tirana, për arsyje se ai sektor i stadiumit ka qënë gjithmonë për tifozët e tyre dhe do të ishte ofendim për ta, në qoftë se nuk do të ishin në atë tribunë të fushës.
Me refuzimin e kësaj kërkese nga klubi i Tiranës, duket se Policia e Shtetit ka hequr dorë në marrjen e masave në sfidën e derbit, ditën e premte.
Menjëherë pas publikimit të kësaj deklarate nga uniformat blu, tashmë është në dorë të FSHF-së, e cila ka gjithë të drejtën e mundshme në marrjen e një vendimi. /Shqipëria.ch/