
Atalanta arriti të shkruante historinë e saj në sezonin e shkuar, teksa gjeti grupet e “Champions League” falë rezultateve fantastike të arritura në Seria A. Berat Gjimshiti zhvilloi paraqitje fantastike në ndeshjet më të rëndësishme, duke bërë gjithmonë diferencën në fushën e lojës.
Gjithsesi shumë dyshime kishte te tifozët shqiptarë, sa i përket aktivizimit të Gjimshitit në këtë turne që është edhe më i ndjekuri në futboll. Ato duhet të shuhen pasi trajneri Gasperini po e projekton si një pjesë të rëndësishme të skuadrës, sidomos pas largimit të Mancinit.
Gazetari i njohur italian, Gianluca Di Marzio shkruan se Toloi-Palomino-Gjimshiti pritet të jetë prapavija fikse e Atalantës për sezonin tjetër, pa harruar edhe eksperiencën që sjell Masiello. /Shqiperia.ch/