You are here
Home > Kombëtarja > Frika e Lorik Canës bëhet realitet, Meritan Shabani zgjedh të përfaqësojë Gjermaninë

Frika e Lorik Canës bëhet realitet, Meritan Shabani zgjedh të përfaqësojë Gjermaninë

“Këshilla që i kam dhënë vëllait të Meritanit është që t’i takojë të gjithë drejtuesit që e kërkojnë atë në përfaqësuese. Shabani ka gjithë të drejtën që të luajë me Gjermaninë, megjithatë ne do të ishim shumë të lumtur nëse ai do të zgjidhte një mes Kosovës dhe Shqipërisë”, do të ishin këto fjalët e Lorik Canës të publikuara gjatë ditës së djeshme në “Panorama Sport”.

Frika e legjendës kuqezi u  kthye në realitet, Meritan Shaban zgjedh të përfaqësoj Gjermaninë, të paktën për momentin. Do të ishte vetë talenti shqiptar i cili do të postonte në “Instagram” foton ku lajmëronte grumbullimin e tij nga Gjermania.

Bëhet fjalë për U-20 e Gjermanisë, e cila në datën 7 shtator do të ndeshet ndaj moshatarëve të Republikës Çekës. Megjithatë telenovela nuk e njeh fundin, sepse Shabani do të ketë sërish mundësinë e zgjedhjes edhe pas kësaj ndeshje. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top