Pak ditë më parë Liverpuli arriti të mposhte serbët e Cervena Zvesdës në “Anflid Road” me rezultatin 4-0. Përsa i përket lojtarit me orgjinë shqiptare,Xherdan Shaqiri, ishte një ndër më të mirët e asaj përballjeje, i cili u vlerësua shumë për paraqitjen e tij që dha në fushën e lojës nga trajneri gjerman, Klop.
Pas dy javësh skuadra e kuqe do të udhëtojë në Serbi për sfidën e kthimit. Por një debat ka filluar në media, në lidhje me Xherdan Shaqirin teksa pritet që ai të shkojë në Beograd me klubin e tij të Liverpulit. Jurgen Klopp, po e mendon seriozisht që mos ta grumbullojë lojtarin në atë sfidë, pasi ekziston një racizëm kundrejt Shaqirit nga tifozët serbë.
Në një konferencë për shtyp, Jugen Klop, ka deklauar se do ta mendojë më më shumë, në qoftë se Shaqiri do të jetë apo jo në Beograd. Këtë gjë e ka aprovuar edhe menaxheri i klubit të Liverpulit duke thënë se kjo është një gjë e mirë. Ndërkohë në sallën e konferencave filloi e qeshura, pasi trajneri gjerman u ndje mirë që i aprovoi idenë.
Klopp: “Të jem i sinqertë, deri tani nuk e kisha menduar (për shkuarjen e Shaqirit në Beograd), kështu që duhet të mendoj para se të shprehem publikisht
Menaxheri Liverpulit:“Kjo është një ide e mirë”
Klopp: “ Ja e shikoni, edhe ktij i pëlqeu mendimi”