
Kampionatet në Europë duket se kanë shkuar në mesin e tyre, ndërsa është momenti i çeljes së merkatos dimërore. Vendin e protagonizmit nuk e ka më fusha e blertë, por ajo e tavolinës. Vendimet nga klubet e ndryshme për transferimet e lojtarëve, janë ato që shkaktojnë edhe jehonën më të madhe.
Sipas asaj që raportojnë mediat gjermane, Freiburg nuk është se po i gëzohet shumë kësaj periudhe. Klubi gjerman nuk do të bëj shumë lëvizje gjatë kësaj merkato, për të mos thënë asnjë të vetme. Këtë e kanë pohuar vetë drejtuesat e tyre, ndërsa të gjitha shpresat janë të rikthimet e lojtarëve.
Amir Abrashi është një prej tyre, me mesfushorin shqiptar që ndodhet prej kohësh jashtë fushës së blertë. Ai do të rikthehet me skuadrën në fundin e janarit, ndërsa pas një muaji mund të aktivizohet në fushën e lojës. Së bashku me Abrashin, Freiburgut do t’i bashkohet edhe Brandon Borrielo, që vuante nga një dëmtim i gjatë. Blerjet e merkatos dimërore për tifozët e Freiburgut, nëse mund t’i quajmë kështu, do të jenë pikërisht këta dy lojtarë. /Shqiperia.ch/