
Donis Avdijaj ishte zyrtarizimi më i fundit në klubin e Trabzonsporit, me skuadrën turke që është në hapat e fundit edhe të blerjes së Armando Sadikut. Kjo skuadër mori vendin e katërt në sezonin e shkuar duke fituar të drejtën për të shkuar në turin e tretë kualifikues të “Europa League”.
UEFA ka vendosur së fundmi që Trabzonspori të dënohet me largimin nga Europa për sezonet 2020-2021 dhe 2021-2022, në rast të kualifikimit. E gjithë historia lidhet me marrëveshjet që ekipit në fjalë ka bërë për të rregulluar para disa vitesh gjithë bilancet e klubit.
Megjithatë UEFA i ka dhënë edhe një shans të fundit Trabzonsporit, për të provuar gjithë pafajsinë e saj deri në 15 tetor, që ka vepruar sipas rregullave të vendosura. Në rastin se një gjë e tillë nuk do të ndodhte, përveç këtij përjashtimi turqëve do t’i hiqeshin edhe 50% të të ardhurave që do të përfitohen nga “Europa League” në këtë sezon. /Shqiperia.ch/
🇹🇷 Ni minns följetongen om Trabzonspor skulle få spela i EL-kvalet eller inte? NU har Uefa bestämt sig: De får spela i år, men inte nästa gång de kvalificerar sig, om det är före 2022 (och de kan få spela då också, om de fixar finanserna till oktober). Via @Turkish_Futbol1 pic.twitter.com/AIeGknb0RT
— uefaranken (@uefaranken) July 9, 2019