You are here
Home > Kombëtarja > (FOTO) Tifozat KuqeZi japin njoftimin e rendësishëm në prag të ndeshjes me Moldavinë

(FOTO) Tifozat KuqeZi japin njoftimin e rendësishëm në prag të ndeshjes me Moldavinë

Ajo mbrëmje e hidhur përballë Turqisë zbehu shpresat për në “Euro 2020”  por kurrësësi nuk zbehu dashurinë për Kombëtaren. Lojtari i 12-të, ai që ka qenë edhe frymëzimi më i madh për titullarët në fushë, mbetet sërish në të njejtën përkrahje. Në Turqi u hasën përballë disa vështirësive duke iu  mohuar fillimisht baneri, shallat dhe bluzat me simbolet e Shqipërisë Etnike, por as kjo nuk i pengoi tifozat kuqezi të jenë të pranishëm në stadium duke brohoritur Kombëtaren.

Kështu, në prag të ndeshjes me Moldavinë, Tifozat KuqeZi kanë konfirmuar nisjen nga Tirana drejt transfertës së rradhës. Nuk dihet ende një numër i saktë por e rendësishme qendron përkrahja e tyre pa kushte. Disa tifozë të tjerë mund të bashkohen në stadium edhe nga vendet fqinje të Moldavisë pa harruar tifogurpet shqiptare. Aty ku luan Kombëtarja janë dhe TKZ. Një dashuri që nuk shteron kurrë, pavarësisht momenteve që kalojnë.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top