
Mediat e huaja kanë pasqyruar suksesin e sotëm të Kosovës përballë Shqipërisë duke e cilësuar një fitore të pastër atë të skuadrës së Shaland. Në mediat zvicerane i jepej theks faktit se ishte një ndeshje “vëllazërore”, atmosferë të cilën u mundua ta përshkruante dhe serbja “Kurir”, duke i shtuar fjalë të De Biazit i cili sipas tyre ishte tronditur nga rezultati në një ndeshje që nuk e cilësonte të vërtetë.
Ndërkohë, në Itali e cilësojnë humbje të Shqipërisë së Panuçit, duke kujtuar se italiani është pikërisht ai që ulet në stolin e kuqezinjve dhe se çdo disfatë lidhet direkt me të.
Blick: Kosova fiton duelin vëllazëror. Fitore e pastër 3-0 ndaj Shqipërisë
Repubblica: Shqipëria e Panuçit mundet 3-0 nga Kosova. Fitorja e parë e Kosovës në përballjet direkte.
Goal: Tris i Kosovës ndaj Shqipërisë së Panuçit.
TuttoNapoli: Miqësoret, humbje e rëndë për Shqipërinë, 3-0 ndaj Kosovës.
Rheinzeitung: Kosova me trajner Shaland mposht Shqipërinë
Kurir: Kjo duhej të ishte një miqësore, ish-trajneri i Shqipërisë i tronditur nga humbja me Kosovën/vipsport.al/