
Tashmë tek Anderlehti ka një çështje të re, pasi belgët kanë përjashtuar nga skuadra futbollistin serb, Vranjes. Në fakt, ky i fundit i ka ardhur hakut një vendimi të tillë, pasi gjithmonë ka bërë skandale.
Fillimisht pasi bëri tatuazh në krahë çetnikë serb, që kanë bërë maskra në luftë. Nuk mbaron këtu, së fundmi është publikuar në media se Vranjes i ka dërguar foto nudo këngëtares serbe, Jelena Karleusa. Në kushte të tilla, Anderlehti e ka dërguar lojtarin serb menjëherë në ekipin B.
Mediat belge shprehen se Vranjes është edhe me keq se rasti Abazaj, pasi ky i fundit shpeshherë lejohet t’i bashkohet skuadrës së parë në stërvitje. Megjithatë, me futbollistin e skandaleve, Anderlehti nuk ka ndërmend të fal asgjë duke e përjashtuar përfundimisht. /Shqiperia.ch/