You are here
Home > Kombëtarja > FOTO / E kujt i duhet ftesa e Panuçit! Agolli ka gëzim më të madh

FOTO / E kujt i duhet ftesa e Panuçit! Agolli ka gëzim më të madh

Ansi Agolli nuk do të jetë përsëri pjesë e listës së përfaqësueses shqiptare për miqësoret në këtë fund sezoni. Por për ish-kapitenin e përfaqësueses shqiptare, këtë radhë nuk ka asnjë lloj problemi pasi me siguri do të preferojë më shumë që këto javë t’i kalojë pranë familjes së tij pasi ka një arsye shumë të veçantë.

Futbollisti ka njoftuar sot në rrjetet sociale se është bërë baba për herë të parë. “Mirëserdhe mes nesh biri im. Mami Rea dhe babi Ansi të duan shumë”, ishin fjalët e mbrojtësit të përfaqësueses shqiptare i cili ka postuar foton e parë nga spitali në SHBA ku lindi djali i tij. /vipsport.al/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top