Xhudistja shqiptare e Kosovës, Distria Krasniqi, ka arritur të fitojë medaljen e artë në garën ndërkombëtare që po zhvillohen në Uzbekistan, duke e mundur kundërshtaren e saj nga Hungaria në finale.
Këtu flasim për kategorinë 48 kilogram, e megjithatë krenaria dhe momenti i veçantë shkon në ndarjen e çmimeve. Si rrallëherë më parë, Krasniqi ka ndierë një krenari të dyfishtë, pasi ka flamurin e Kosovës që është në majën më të lartë, duke parë më poshtë edhe atë të Serbisë.
Megjithëse shqiptarët janë të gjithë të përfaqësuar në flamurin kuqezi, tashmë Kosova është një realitet i ri dhe nuk ka sesi të ndodh ndryshe përfaqësimi i saj në këto gara. /Shqiperia.ch/