
“Formula 1” po ofron gjithçka për shikuesit dhe është rikthyer si në kohët e arta, duke e rritur së fundmi interesin e njerëzve. E gjitha kjo e ardhur edhe nga pilotët e rinjë të talentuar si Verstapen dhe Lekler, që dhurojnë spektakël dhe japin garanci për të ardhmen.
Piloti i Ferrarit është mbrojtur në mënyrë fantastike për pjesën më të madhe të garës, duke marrë vendin e tretë në çmimin e Britanisë. Por për të arritur deri këtu, duhej ndihma e Vetel që nxori jashtë pistës Verstapenin dhe e detyroi të mos merrte asgjë më shumë se vendi i pestë. Dueli për t’u mos anashkaluar ishte ai gjatë daljes nga bokset mes Verstapenit dhe Leklerit, që dolën kundë rregullave dhe luftuar në këtë pjesë të pistës e cila duhej të jetë e qetë dhe nuk i lejon parakalimet.
Gjithashtu një tjetër moment interesant ishte në fundin e garës, kur kryesuesit Hamilton i është kërkuar nga skuderia që të futej në bokse. Kjo do të rrezikonte fitoren e këtij piloti, që nuk ka zgjedhur t’i bindet drejtuesve dhe ka vazhduar të garoj në pistë deri në fund. /Shqiperia.ch/