You are here
Home > Kombëtarja > Formacioni zyrtar/ Shqipëria U-21 ndaj Francës U-21, në stol Broja dhe surprizë me Ademin

Formacioni zyrtar/ Shqipëria U-21 ndaj Francës U-21, në stol Broja dhe surprizë me Ademin

Shqipëria U-21 e drejtuar nga Alban Bushi do të përballet ndaj Francës U-21 në mbrëmjen e sotme. Një miqësore që vlen për të parë edhe elementet e Shqipërisë sa i përket së ardhmes. Dy surpriza ka në hedhjen e lojtarëve në fushë me zgjedhjet e Alban Bushit, që ka preferuar të luajë me Vrionin, duke mbajtur Brojën në stol.

Një tjetër lëvizje e papritur është edhe aktivizimi i Albion Ademit, që gjithsesi mbetet një sulmues me shumë vlera dhe e gjithë vëmendja mbetet mbi të.

Shqipëria U-21: Selmani, Bajrami, Maloku, Ndrecka, Mersinaj, Mala, Shehu, Muçolli, Kolaj, Ademi, Vrioni

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top