Shqipëria U-21 e drejtuar nga Alban Bushi do të përballet ndaj Francës U-21 në mbrëmjen e sotme. Një miqësore që vlen për të parë edhe elementet e Shqipërisë sa i përket së ardhmes. Dy surpriza ka në hedhjen e lojtarëve në fushë me zgjedhjet e Alban Bushit, që ka preferuar të luajë me Vrionin, duke mbajtur Brojën në stol.
Një tjetër lëvizje e papritur është edhe aktivizimi i Albion Ademit, që gjithsesi mbetet një sulmues me shumë vlera dhe e gjithë vëmendja mbetet mbi të.
Shqipëria U-21: Selmani, Bajrami, Maloku, Ndrecka, Mersinaj, Mala, Shehu, Muçolli, Kolaj, Ademi, Vrioni