
Shqipëria do të luajë në mbrëmjen e sotme ndaj Moldavisë, në takimin e vlefshëm për kualifikueset e Europianit. Pas asaj humbje tërësisht të pamerituar ndaj Turqisë, kuqezinjtë kërkojnë të rikthehen te fitorja.
Disa ndryshime priteshin nga trajneri Reja në përballjen e sotme, por nuk rezultojnë të shumta. Kështu, tekniku italian e paralajmëroi vetë në konferencën për shtyp se nuk është në tipin e tij që të eksperimentoj kaq shumë nga ndeshja në ndeshje. Sa i përket formacionit zyrtar, është si më poshtë dhe i publikuar vetëm para pak minutash në faqen zyrtare të UEFA-s.