
Shqipëria U-21 do të zhvillojë një ndeshje prestigji në ditën e sotme, atje ku do të ndeshet ndaj Spanjës, në takimin e vlefshëm për kualifikueset e Europianit.
Sigurisht, kjo histori e kualifikimit është e mbyllur për kuqezinjtë, por këta të fundit do të kërkojnë të japin maksimumin, për të lënë Shpresat për tifozët shqiptarë në vazhdimësi. Më pas duke parë emrin e kundërshtarit dhe futbollistët që do të zbresin në fushën e lojës, atëherë impenjimi do të jetë dyfish më i lartë.
Sa i përket formacionit të Shqipërisë U-21, ndryshime të shumta priten te Shqipëria, të cilat do të nisen që nga porta. Kastrati i Peskarës pritet të marrë vendin e Selmanit që ka ndier shqetësime në ditët e fundit.
Dëmtimi i Hakajt gjithashtu ka detyruar një eksperiment me krahun e majtë të mbrojtjes, atje ku do të luajë si titullar Toli, që si pozicion natyral ka krahun e djathtë. Tafa-Maloku dhe Kryeziu pritet të mbyllin prapavijën. Një mesfushë e ngjeshur pritet ajo e kuqezinjve, atje ku priten të aktivizohen Doka dhe Seferi në krahë, ndërsa në qendër të mesfushës, do të ketë vend për Baren, Mucollin dhe Malajn. Sa i përket sulmit të Shqipërisë, ka një balotazh mes Seferit dhe Hebajt. /Shqipëria.ch/
Formacioni i mundshëm, Shqipëria U-21
Kastrati
Kryeziu-Tafa-Maloku-Toli
Doka-Bare-Malaj-Mucolli-Seferi
Sahiti