
Kosova do të luajë një tjetër sfidë të rëndësishme ndaj Ishujt Faroe në ditën e nesërme, për të hedhur një hap të sigurt drejt kryesimit të grupit. Finalja e vërtetë gjithsesi ngelet ajo ndaj Azerbajxhanit, që do të vendos gjithçka për fatet e këtij grupi.
Shaland do të bëj disa ndryshime të detyruara te Kosova në takimin e radhës. Kështu, Ujkani do të jetë i pranishëm në portë, ndërsa në mbrojtje do të jenë të përhershmit, Rrahmani, Aliti dhe Vojvoda. Në krahun e majtë do të kemi një zëvendësim të detyruar, pasi Kololli është dëmtuar dhe ka braktisur grumbullimin.
Sipas asaj që përflitet, do të kemi një eksperimentim, me Arbin Dallkun që shkon në të majtë të prapavijës. Sa i përket mesfushës, Shala dhe Halimi pritet që ta nisin si titullar. Berisha do të jetë organizatori, ndërsa nga krahët mund të shohim Rashicën dhe Kastratin. Në majën e sulmit, sipas të gjitha gjasave do të kemi sërish Muriqin. /Shqiperia.ch/
Ujkani
Vojvoda-Aliti-Rrahmani-Dallku
Shala-Halimi
Kastrati-Berisha-Rashica
Muriqi