You are here
Home > Kombëtarja > Formacioni që do luajë Shqipëria me Islandën, trajneri Reja ka vetëm tre dilema

Formacioni që do luajë Shqipëria me Islandën, trajneri Reja ka vetëm tre dilema

Teksa na mbeten edhe dy ditë nga përballja e Shqipërisë me Islandën, me kuriozitet të madh pritet formacioni që do të debutoj trajneri Reja. Skema 3-5-2 është paralajmëruar nga italiani, që në momentet e mbrojtjes, shkon edhe në 5-3-2.

Dilemat për mbrojtjen dhe portierin janë të zgjidhura, duke mos pasur shumë balotazhe. Ergys Kaçe, Taulant Xhaka dhe Migjen Basha priten të kenë një vend të sigurtë gjithashtu në formacion nga minuta e parë, pa përjashtuar edhe një surprizë që mund të ndodh me Abrashin.

Balotazhet që janë parë në formacion, nisur nga përgatitja e kuqezinjve në Gjermani, janë në krahun e majtë të mbrojtjes. Atje është Aliji që e luan me Lenjanin një vend, ndërsa mbetet engimë edhe dyshja sulmuese nëse do të jetë Sadiku-Uzuni apo Balaj-Cikalleshi. /Shqiperia.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top