
Një dashuri e hershme me 3-5-2, skema e parapëlqyer edhe e Kontes, ndaj Izraelit po tentohet që të funksionojë që nga minuta e parë kjo skemë për Shqipërinë. Trajneri Panuçi i kërkon kuqezinjtë që të funksionojnë në këtë mënyrë loje, ndërsa tashmë ka edhe mbrojtësit e duhur për ta aplikuar atë.
Me ardhjen e Kastriot Dërmakut në Kombëtarje, prapavija duket e sigurtë edhe me 3 mbrojtësa qëndror. Kështu, së bashku me këtë lojtar, priten nga minuta e parë edhe Mavraj me Gjimshiti në qendër të mbrojtjes.
Nga krahu i djathtë, më i avancuar do të jetë këtë herë Elseid Hysaj, ndërsa në të majtë kemi balotazh mes Lenjanit dhe Binakut. Për momentin ky i fundit është më i avantazhuar. Qendra e mesfushës është pronë e paprekshme e Bashës dhe Xhakës, ndërsa më në krahë të saj dhe të avancuar, pritet të ketë vend për Grezdën dhe Uzunin.
Në majën e sulmit do të ketë një balotazh mes Balajt dhe Manajt, me këtë të fundit që është më në fund. Ndërsa në portë e sigurtë është rikthimi i Strakoshës, pasi Berisha u përdor si titullar ndaj Jordanisë. Sigurisht, nuk kemi asgjë të përmbyllur, por ky është një prej varianteve më të mundshme për ta nisur nga minuta e parë. /Shqiperia.ch/