
Sa shumë kualitete në futbollistët e saj, Liga D për Kosovën duket një luks nga i cili pritet që “dardanët” të përfitojnë shumë, për të shfrytëzuar deri në maksimum formatin e ri të “Ligës së Kombeve”.
Ndeshja e parë e muajit tetor për futbollsitët e drejtuar nga Shaland do të luhet në ditën e nesërme, atje ku Kosova do të takohet me Maltën. Kundërshtarët modestë duken të humbur që pa hyrë në fushë, vetëm duke parë sulmin e “dardanëve”.
Prapavija e Kosovës nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim për ndeshjen e nesërme, ndërsa do të jetë pak e impenjuar, duke marrë parasysh emrin e kundërshtarit. Në qendër të mesfushës Halimi pritet të marrë vendin e Kryeziut, ndërsa Berisha do ta nis nga pankina, duke parë gjendjen fizike të lojtarit, që ka ende për t’u përmirësuar nga dëmtimi që ka kaluar.
Rashica dhe Zhegrova do i hapin vendin prurjes më të re, Kastratit, ndërsa Avdijaj dhe Zeneli janë të padiskutueshëm në rolet e tyre. Sa i përket sulmit, ka një balotazh mes Muriqit dhe Nuhiut. /Shqiperia.ch/