You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Formacioni/ Kastrati surprizë të pakëndshme nga Shaland, ia merr vendin njeriu i…”Instagramit”

Formacioni/ Kastrati surprizë të pakëndshme nga Shaland, ia merr vendin njeriu i…”Instagramit”

Kosova do të luajë në ditën e sotme përballë Maltës, në takimin e vlefshëm për “Ligën e Kombeve”. Një tjetër fitore në ditën e sotme, do të jepte më shumë garanci për “dardanët”, për të mbyllur grupin në vendin e parë.

Sa i përket ndryshimeve në formacion te Kosova, nuk ka vend për shumë risi nga trajneri Shaland. Madje situata shkon deri aty aqsa të mos e ketë një vend titullar për futbollistin ku të gjithë i kanë sytë, Lirim Kastratin. Ky i fundit do të qëndrojë në stol pavarësisht se është kthyer në një makineri golash te Lokomotiva e Zagrebit, ndërsa vendin e tij do e marrë një futbollist që është parë më aktiv në “Instagram” sesa në fushën e lojës, Edon Zhegrova.

Prapavija e Kosovës nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim, ndërsa do të jetë pak e impenjuar, duke marrë parasysh emrin e kundërshtarit. Në qendër të mesfushës Halimi është në balotazh me Kryeziun, ndërsa Berisha duket se është në avantazh në balotazhin ndaj Avdijajt, për ta nisur si titullar takimin. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top