You are here
Home > Kombëtarja > Formacioni/ Izraeli e ka planin në kokë, Strakoshën duhet ta thyejë sulmuesi i Salzburgut

Formacioni/ Izraeli e ka planin në kokë, Strakoshën duhet ta thyejë sulmuesi i Salzburgut

Izraelitët janë optimist për një rezultat pozitiv ditën e sotme kundër kuqezinjve të Panuçit. Shqipëria ka përballjen e rradhës kundër Izraelit, në Ber Sheva e vlefshme për “Ligën e Kombeve”.

Sipas informacioneve të fundit nga mediat izraelite, ekipi i tyre do të zbresë në fushë me këta lojtarë: Ariel Harush, Eli Dasa, Saran Yini, Omri Ben Harosh, Eitan Tibi, Taleb Tawatta, Baybars Natacho, Dor Peretz, Biram Kayal, Tomer Hemed dhe Munas Dabbour.

Pika e tyre e referimit në këtë përballje me kuqezinjtë do të jetë sërish sulmuesi i Salzburgut, Dabbour, ku ekipi i Izraelit do të mbështetet pas mungesës së lojtarit të tyre kryesor, Zahavit.

Në orë 20:45, luhet Izrael-Shqipëri, ndërsa është një nga ato përballjet më delikate në Ligën D, e cila do të vendosë për vazhdimsinë e tyre në këtë format të ri të UEFA-s. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top