
Pas një sezoni të gjatë, shumë futbollistë bien ën sy ku disa prej tyre ngrihen në peidestal për formën që kanë treguar në përgjithësi, e disa të tjerë, ndoshta demoralizohen.
Padyshim që roli më i vështirë në futboll, mbetet ai i portierit pasi pritjet heroike zerohen para ndonjë gabimi që mund të përkthehet në gol, megjithatë, Tomas Strakosha ka rritur të bindë me performancat e tij.
Gardiani i Lacios është përzgjedhur nga “Opta Paolo” si portieri më i mirë në kampionatin italian për moshat U23. Ai bën pjesë në formacionin me futbollistë si Skriniar, Milinkoviç-Saviç, Kutrone e Under, duke formuar kështu 11-shen më të mirë për këtë grupmoshë.
Ja formacioni i plotë:
Strakosha; Milenkoviç, Skriniar, Romanioli, Kalabria; Milinkoviç-Saviç, Torreira, Pelegrini; Under, Kutrone, Kounaçki. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/