You are here
Home > Kombëtarja > Formacioni i Shqipërisë/ Reja e ka vendosur, “tre tenorët” e rinj të mesfushës

Formacioni i Shqipërisë/ Reja e ka vendosur, “tre tenorët” e rinj të mesfushës

Finale e parakohshme mund të quhet ajo e Shqipërisë në ditën e nesërme ndaj Turqisë. Një përballje ku kuqezinjtë duhet të dalin patjetër me tre pikët, për të mbajtur gjallë edhe ëndrrën e kualifikimit. “Sport Ekspres raporton se një nga të veçantat që është kryer në stërvitjet e pasdites nga ana e Kombëtares në Turqi, ishin goditjet e shumta në portë.

Reja ka kërkuar nga lojtarët që të provojnë dhe rregullojnë sa më shumë shënjestrën përpara Turqisë. I ndërgjegjshëm se shanset do të jenë të pakëta dhe duhet të shfrytëzohen në maksimum, kjo është edhe pika që i kushtua më tepër vëmendje. Sa i përket formacionit të mundshëm, pritet e njëjta vendosje si edhe në fitoren e fundit ndaj Islandës. Ndryshimi i vetëm do të jetë se vendin e Hysajt do e marrë Odise Roshi.

Formacioni i mundshëm

Strakosha

Ismajli-Gjimshiti-Dërmaku

Roshii-Bare Gjasula-Memushaj-Lenjani

Manaj-Cikalleshi

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top