You are here
Home > Kombëtarja > Formacioni i mundshëm/ Shqipëria e Panuçit “fluturon” me krahët e sulmit

Formacioni i mundshëm/ Shqipëria e Panuçit “fluturon” me krahët e sulmit

Shqipëria do të ketë një përballje shumë të rëndësishme në ditën e sotme, atje ku do të luajë ndaj Izraelit në sfidën e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Një takim ky me rëndësi të madhe për djemtë e Panuçit, që nuk duhet të kthehen nga kjo transfertë e vështirë pa një pikë të marrë. Në të kundërt, shanset për t’u kualifikuar nga ky grup do të ishin minimale. Sa i përket skemave që trajneri mendon për të vendosur në fushën e lojës, është shumë e vështirë të konfirmohet një e saktë.

Tekniku italian nuk ka zgjedhur të bëj asnjë stërvitje të vetme në tokën izraelite dhe kjo e vështirëson akoma më shumë gjendjen, për t’u njohur me 11 titullare të Panuçit. Megjithatë, sipas asaj që raportohet në orët e fundit, formacioni do të jetë i tillë.

Hysaj, Gjimshiti, Mavraj dhe Binaku, do të jenë në prapavijë përpara Strakoshës. Pronës së mesfushës nga Xhaka dhe Basha, do t’i vijë në ndihmë edhe Ledian Memushaj. Më pas kuqezinjtë do të fluturojnë në sulm, teksa nga minuta e parë do të vihen dy lojtarë që driblojnë dhe shpërthejnë lehtësisht, si Uzuni dhe Grezda. Në majën e sulmit, pritet të jetë Bekim Balaj. /Shqiperia.ch/

Strakosha

Hysaj-Gjimshiti-Mavraj-Binaku

Xhaka-Basha-Memushaj

Grezda-Uzuni

Balaj

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top