
Kosova do të ndeshet në ditën e sotme, përballë Ishujve Faroe. Një takim i lehtë pritet të jetë ky për “dardanët”, por precedenti Gjibraltar në ditën e djeshme, tregoi se në futboll e pamundura nuk ekziston.
Për këtë arsye, trajneri Shaland do të luajë me “armatimin e plotë” ndaj një kundërshtari modest si Ishujt Faroe. Sipas formacionit që ka provuar trajneri zviceran në stërvitje, pritet të kemi këtë rreshtim në fushën e lojës.
Aliti do të marrë vendin e Kolollit të dëmtuar, ndërsa Arbin Dallku do të kthehet në qendër të mbrojtjes. Prapavija mbyllet nga të përhershmit Rrahmani dhe Vojvoda.
Një ndryshim do të ketë edhe mesfusha, teksa përkrahë Shalës do të jetë Voca, ndërsa Avdijaj dhe Rashica, do të jenë nga minuta e parë, ndryshe nga takimi i fundit. Arbër Zeneli është i padiskutueshëm, ndërsa majën e sulmit këtë herë e kryeson Atdhe Nuhiu. /Shqiperia.ch/
Ujkani
Vojvoda-Rrahmani-Dallku-Aliti
Voca-Shala
Rashica-Avdijaj-Zeneli
Nuhiu