You are here
Home > Kombëtarja > Formacioni i mundshëm/ Reja e ka të qartë Shqipërinë, Seferi në vendin e Roshit

Formacioni i mundshëm/ Reja e ka të qartë Shqipërinë, Seferi në vendin e Roshit

Shqipëria do të përballet në mbrëmjen e nesërme ndaj Moldavisë, në transfertën e radhës për kualifikueset e Europianit. Një ndeshje që duhet fituar kjo për kuqezinjtë, për të treguar vijmësinë e paraqitjeve të mira.

Sa i përket ndryshimeve në formacion, trajneri Reja e ka bërë të qartë se nuk do të ketë shumë ndryshime, pasi nuk është edhe në tipin e trajnerit për të bërë një gjë të tillë. Këtu bëjnë përjashtim vetëm ata lojtarë që janë të lodhur dhe nuk mund të luajnë dot.

“Sport Ekspres” ka zbuluar edhe formacionin e mundshëm me të cilin mund të luajë Kombëtarja ndaj Moldavisë. Marash Kumbulla nuk do të luajë sipas të gjitha gjasave, pasi ka ende një shqetësim në kofshë. Shumë pikëpyetje të mëdha edhe për Ledian Memushajn, që nuk ka shfaqur formën më të mirë fizike në stërvitje, nisur nga konsumimi i tepërt ndaj Turqisë.

Ndërkohë edhe Selahi duket larg formacionit të tilluarit, ndërsa i vetmi ndryshim, pritet të jetë Taulant Seferi. Dyshja e sulmit pritet të jetë edhe njëherë Manaj-Cikalleshi, ndërsa Seferi mund të marrë një vend në krahun e majtë, duke lënë në stol Lenjanin dhe Roshin. /Sport Ekspres/

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë: Strakosha, Dërmaku, Ismajli, Gjimshiti, Veseli, Seferi, Bare, Gjasula, Abrashi, Manaj, Cikalleshi.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top