You are here
Home > Kombëtarja > Formacioni i mundshëm/ Panuçi ndryshon Kombëtaren, Mavraj rikthehet në avantazh

Formacioni i mundshëm/ Panuçi ndryshon Kombëtaren, Mavraj rikthehet në avantazh

Shqipëria do të ndeshet në takimin e sotëm ndaj Izraelit, e vlefshme kjo për Ligën e Kombeve. Të dyja Kombëtaret  kërkojnë t’i marrin maksimumin këtij formati të ri, duke parë se kanë një shans të mirë për të përmbushur ëndrrën e tyre.

Shumë surpriza nga ana e Panuçit, ashtu siç vetëm ai di të bëj. Fillimisht, është Binaku ai i cili për momentin ka ulur në stol Agollin, e sipas të gjitha mundësive pritet të jetë titullar. Guri, Gavazaj dhe Hyka do të tentojnë portën kundërshtare, ndërsa Lilaj, Basha dhe Xhaka do të përbëjnë mesfushën me muskuj.

Në mbrojtje ka vend edhe për një balotazh të fundit, ndërsa deri tani Mërgim Mavraj është rikthyer në avantazh, duke ulur në stol Veselin. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top