
Kosova do të përballet në takimin e nesërm ndaj Danimarkës, në një ndeshje miqësore. Kjo përballje do të vlejë për futbollistët dardanas, për të mbajtur lart moralin në prag edhe të ndeshjes ndaj Bullgarisë.
Mediat në Kosovë kanë zbuluar formacionin e mundshëm për miqësoren e nesërme, me një sulm që është vërtet i frikshëm. Në krahë do të gjendet Zeneli dhe Rashica, që janë dy nga lojtarët shqiptarë më të mirë të momentit në Europë.
Mbështetja për organizimin e sulmit do të vijë nga Celina, që sapo i ka shënuar Mançester Sitit. Ndërkohë që në sulm, do të gjendet i vetëm Muriq, një tjetër lojtar që po shkëlqen në Turqi. Ndërsa sa i përket pjesës tjetër të formacionit, ka shumë pak për t’u diskutuar. /Shqiperia.ch/