You are here
Home > Kombëtarja > Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, Kaçe në formacion dhe Ismajli në balotazh

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, Kaçe në formacion dhe Ismajli në balotazh

Shqipëria do të luajë ndaj Skocisë në takimin e 17 nëntorit, që do të rezultojë edhe si ndeshja e fundit për “Ligën e Kombeve” sa i përket kuqezinjve.

Pas disa rezultatesh negative dhe aspak të pëlqyeshme të Panuçit, ky i fundit kërkon të bëj një autokritikë, për të bindur me lojën e tij, por edhe për të marrë një rezultat sa më pozitiv. Sa i përket skemave të përdorura fillimisht në stërvitje, ka pak vende për dyshime në formacionin e Kombëtares.

Strakosha, Binaku, Gjimshiti dhe Veseli duken të sigurtë në fushë, ndërsa Ismajli e ka një balotazh në qendër të mbrojtjes me Mavrajn, për ta nisur takimin nga minuta e parë. Nga ana tjetër Kaçe do të rikthehet në qendër të mesfushës, ndërsa Grezda, Memushaj, Xhaka dhe Uzuni do të jenë të gjithë në mbështetje të Bekim Balajt, për të sjellë shqetësim konstant në portën kundërshtare. /Shqiperia.ch/

Strakosha

Veseli-Mavraj(Ismajli)-Gjimshiti-Binaku

Kaçe

Uzuni-Memushaj-Xhaka-Grezda

Balaj

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top