You are here
Home > Kombëtarja > Formacionet/ Juventusi i Sarrit mund të festojë sot titullin në Seria A, thërret edhe Xhakomo Vrionin

Formacionet/ Juventusi i Sarrit mund të festojë sot titullin në Seria A, thërret edhe Xhakomo Vrionin

Xhakomo Vrioni ka arritur të fitojë Kupën e parë me fanellën e Juventusit, ndërsa ishte pjesë e të rinjëve të bardhezinjëve. Shumë ftesa kanë mbërritur për të nga trajneri Sarri, megjithëse nuk ka mbërritur ende debutimi.

Një mundësi e re vjen në mbrëmjen e sotme ku kampionët e Italisë në fuqi do të përballen ndaj Udinezes. Nëse Juventusi e fiton këtë takim atëherë do të mbyllej edhe llogaria sa i përket sezonit 2019-2020. Pra te bardhezinjtë do të niste festa e titullit, ndërsa në të do të jetë pjesë edhe një shqiptar si Xhakomo Vrioni.

Festë kjo që do të ketë edhe paksa përfshirje shqiptare në elitën e Europës, por rasti i Xhakomo Vrionit ngjason jo pak me Xherdan Shaqirin. Ky i fundit ka arritur të fitojë shumë finale me ekipet ku ka qenë pjesë gjatë karrierës së tij, por në pjesën më të madhe të rasteve qëndronte në stol dhe shfaqej vetëm kur ishte momenti i dhënies së medaljeve. Sigurisht që Vrioni është vetëm 21-vjeç dhe ka gjithë kohën përpara për të punuar më tepër që në të ardhmen të ketë ndikimin e tij në skuadër. Fundja, asgjë nuk është e pamundur… /Sport Ekspres/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top