
Java e katërt e “Superligës Shqiptare”, ul sonte në mbrëmje siparin e sajë me kryendeshjen Flamurtari- Skënderbeu. Sfida që vë përballë dy rivalë tepër të fortë, dhe dy trajnerët të cilët janë kampion aktualisht, respektivisht Orges Shehin tek ekipi i Skënderbeut dhe ish trajnerit e tij Ilir Daja, tashmë tek Flamurtari
Ndeshja e sotme luhet në oreën 19:45, në stadiumin “Flamurtari” në qytetin e Vlorës. Në këtë sfidë, të dyja ekipet vijnë si udhëheqëse të kampionatit ku ndajnë vendin e parë me 7 pikë të barabarta.
Në këtë sfidë ajo çka duhet theksuar është rivaliteti i ashpër mes këtyre skuadrave në vitet e fundit e cila duket se nuk do të marri fund. Të dyja kampet e ekipeve kërkojnë fitoren me çdo kusht. Në mbrëmje pritet që stadium i Vlorës të jetë i tejmbushur. Si ekipi korçar që është kampionia në fuqi, ashtu dhe ekipi vlonjat, shihen si pretendentë kryesor për fitimin e edicionit të 80-të të “Superligës Shqiptare”. /Shqipëria.ch./
Formacionet e mundshme:
Flamurtari: Koliçi, Siljanovski, Sirghi, Pollozhani, Kotobelli, Batha, Deliaj, Hyseni, Torasa, Musta, Busiç
Skënderbeu: Teqja, Lulaj, Radas, Sambou, Aliti, Muzaka, Dita, Demte, Gripshi, Bregu, Oto Xhon.