
Me një formacion ëndrrash mund të jetë Juventusit në sezonin e ardhshëm, ndërsa është zyrtarizuar ardhja e De Ligt. Bardhezinjtë nuk do të ndalen këtu, pasi burime të sigurta në mediat italiane shprehen se një ofertë e çmendur do të vijë për Nejmar.
Ylli brazilian ka shumë gjasa për të nënshkruar me kampionët e Italisë, për të vënë në jetë një formacion që në dukje është i pathyeshëm. Ndryshe nga problemet me Alegrin, trajneri Sarri ka në mendje që të luajë me të gjithë yjet, duke e kthyer këtë skuadër si një makineri perfekte në “Play Station”.
Pra nëse me Alegrin nuk mund të luante Dibala për shkak të mungesës së hapësirës, me Sarin ai do të kalojë si organizator. Gjithashtu edhe Ronaldo do të spostohet në qendër, si sulmuesi i vetëm që do të përfundoj aksionet. Duke marrë të mirqënë ardhjen e Nejmarit, nga krahu tjetër do të jetë Douglas Costa, me lojtarët që do të bëjnë me dhimbje koke mbrojtjen e çdo kundërshtari në Seria A dhe Champions League. /Shqiperia.ch/