
Pas fitores së marrë nga Shkëndija në derbin e javës së shkuar ndaj Vardarit, me rezultatin 0-2, ekipi shqiptar iTetovës vazhdon në rrugën e rezultateve pozitive. Këtë herë ekipi i Shkëndijës ka marrë një fitore në shtëpi, duke fituar me rezultatin 5-1 ndaj Makedonija GP.
Një fitore me goleadë kjo për skuadrën shqiptare, që ka fituar pas realizimeve të Musliut dhe dy dopietave, përkatësisht të realizuara nga Ibrahimi dhe Nafiu. Më parë Vardari kishte marrë revanshin ndaj Shkëndijës, por pas derbit dhe ditës së sotme, ndërsa ekipi maqedonas është ndalur vetëm në një barazim pa gola, diferenca është vetëm 2 pikë.
Shkëndija po kthehet me hapa të shpejtë, në vendin ku i takon dhe mbylli sezonin e shkuar, si kryesuesja shqiptare që sundon dhe kampionatin maqedonas. /Shqiperia.ch/