
Rei Manaj është një nga sulmuesit më në formë të Shqipërisë. Këtë gjë e vërteton lehtësisht vetëm duke parë statistikat e tij.
Te Albasete është padyshim një nga futbollistët më të mirë të skuadrës, ndërsa në ndeshjet e fundit e ka shndërruar në avaz që të shënoj. Panuçi e aktivizoi nga minuta e parë ndaj Jordanisë, ndërsa përtej dëshirës së madhe për të shënuar, Manaj nuk ia doli dot.
Tashmë në stërvitje, sulmuesi i Albasetes, tregon gjithë klasin e tij. Një krosim nga e majta dhe kthesa e menjëhershme e Manajt me rrofshevat, përfundon në rrjetë. Ovacione nga pankina, futbollisti i meriton të gjitha duartrokitjet. Pengu i vetëm? Sikur të kishte tifozë të pranishëm. /Shqiperia.ch/