Në muajin mars do të zbresin në arenën e futbollit edhe Kombëtaret, të cilat do të luajnë për kualifikueset e Europianit. Ndërkohë Kosova do të luajë dy takime, fillimisht një miqësore me Danimarkën, për të vazhduar më pas me nisjen e kualifikueseve.
Një nga lojtarët më në formë të dardanëve, është edhe Florent Hasani. Madje ky i fundit vendosi edhe fatin e ndeshjes së fundit kundër Pushkash të Latifit, me golin e vetëm të ndeshjes. Por në një intervistë për “Supersport”, sulmuesi shqiptar shprehet se ende nuk e ka marrë ftesën e Shaland.
“Jo, ende nuk më ka ardhur ftesa nga Kosova dhe unë po vazhdoj në rrugën time. Trajneri vendos gjithçka, por besoj se do i bashkohem shpejt edhe dardanëve”, ka thënë Hasani. /Shqiperia.ch/