You are here
Home > Futboll Bota > Flitet për më të mirët në Zvicër, dy shqiptarët e Zurich të përfshirë në listë

Flitet për më të mirët në Zvicër, dy shqiptarët e Zurich të përfshirë në listë

Zyrtarisht Benjamin Kololli dhe Hekuran Kryeziu janë dy nga 20 lojtarët e nominuar për të qenë pjesë e njëmbëdhjetëshes më të mirë të kampionatit në Zvicër. Më 28 janar do të mbahet mbrëmja gala e ndarjes së çmimeve në qytetin e Luzernës. Mesfushorët shqiptarë aktivizohen me skuadrën e Zurich teksa në sezonin e shkuar luanin për Lausanën(Kololli) dhe Lucernën(Kryeziu). Në merkaton e verës skuadra e Zurich i transferoi të dy lojtarët duke blinduar mesfushën.

Të njejtën paraqitje fizike, Kololli e Kryeziu e kanë treguar edhe në gjysmë sezonin e këtij viti futbollistik. Nga krahu i majtë i skuadrës zvicerane ka përfituar edhe Përfaqësuesja e Kosovës duke pasur gjithmonë dy lojtarë mjaf në formë. Gjatë “Ligës së Kombeve”, Shaland kishte në skuadër lojtarë potencial të cilët përveç minutave në këmbë, zotëronin edhe fushën. Në listë qendron edhe Albian Ajeti për fazën e sulmit, ndërsa lojtarët e tjerë me origjinë shqiptare mungojnë./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top