You are here
Home > Futboll Bota > Fle si Maradona dhe zgjohesh si i zakonshëm! Kritikat për Hysajn, menaxheri kundër të gjithëve

Fle si Maradona dhe zgjohesh si i zakonshëm! Kritikat për Hysajn, menaxheri kundër të gjithëve

Sa shumë kritika ka pasur në ambientin e Napolit për Elseid Hysajn dhe Mario Ruin gjatë këtij sezoni. Të dy lojtarët janë shigjetuar shpeshherë nga tifozët, të cilët kërkojnë largimin e tyre gjatë merkatos së dimrit.

Por kundër të gjithëve, ka dalë sërish menaxheri i dy futbollistëve në fjalë, Xhuifredi. Ai është shprehur se në një ekip si Napoli, është e zakonshme që një javë të ndihesh si Maradona, e në tjetrën të jesh një i zakonshëm.

Me të drejtë, pasi përtej formës disi jo të mirë që po kalon shkodrani, kontributi që ai ka dhënë deri tani me fanellën e këtij ekipi, duhej të vlerësohej në një mënyrë tjetër nga tifozët, përtej nivelit aktual.

“Kritikat të forcojnë, sepse këtu në Napoli gjatë një jave të bëjnë të ndihesh si Maradona, pastaj si një i zakonshëm. Hysaj? Nëse duam të dëgjojmë ekspertët, atëherë i bie të vendosim jetën tonë në duart e tyre. Në vazhdojmë në rrugën tonë. Ancheloti? Mario dhe Elseidi janë të kënaqur, sepse u lejon atyre të bëjnë punën e tyre”, u shpreh menaxheri i lojtarëve. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top