
E gjithë bota ka hedhur vështrimin në rastin fatkeq të Emiliano Sala, futbollistit që rezulton i zhdukur prej shumë orësh. Pasi kaloi nga ekipi i Nantes drejt Kardifit, avioni nuk mbërriti në destinacion.
Ende nuk dihet se ku ka përfunduar, ndërsa gjasat e mëdha janë që Sala të ketë ndërruar jetë. Së fundmi është “Marca” ajo që publikon audiot e fundit të lojtarit në fjalë, që fillimisht ka folur me vëllain e tij, e më pas me babain.
“Vëlla, jam i vdekur. Unë isha në Nantës dhe kam bërë gjithçka…por nuk mbaronte. Tani jam në këtë avion që duket sikur do të coptohet. Po shkoj për në Kardif. Më vonë do të nis stërvitjen me skuadrën e re, le të shohim se çfarë do të ndodhë. Si jeni ju vëllezër, gjithçka mirë?”, ka thënë Sala para ngjarjes, si të kishte parandierë gjithçka.
“Nëse për një orë e gjysmë ata nuk marrin lajm për mua, nuk e di nëse do të dërgojnë njerëz për të më gjetur, sepse nuk do të më gjejnë. Por ti e di baba… sa frikë që kam”, ishin këto fjalët e fundit të tij për babain. /Shqiperia.ch/