Jemi në një gjëndje dhe moment të tillë, aqsa Shqipëria dhe Italia kanë shumë pak ndryshime nga njëra-tjetra. Kjo jo për shkakun se jemi ne ata që kemi arritur shumë lartë, por e kundërta, janë italianët ata që kanë zbritur disa shkallë më poshtë.
Nëse shihni dhjetë ndeshjet e fundit të Italisë, këta të fundit kanë fituar vetëm në dy raste. Më mirë ka bërë edhe Kombëtarja jonë, që ka tre fitore duke përdorur të njëjtën krahasim. Ndihmësi i De Biazit dhe njeriu që na dërgoi në Europian, Tramezzani, ka analizuar për “RMC Sport”, Italinë, por fjalët e tij dhe “hallet” për të cilat flet, ne na kujtojnë kuqezinjtë.
“Ne nuk duhet të fajësojmë dhe ankohemi gjithmonë për cilësinë e individëve e mungesën e talenteve. Mungesa e golave sigurisht që është një problem i madh, këtu ka të bëj edhe dora e atyre që drejtojnë në skuadër. Ka shumë punë për të bërë, në këtë moment ne kemi shumë nevojë për durim. Rruga përpara, duhet të jetë ajo e thjeshtësisë, kështu duhet të vazhdohet”, ka thënë Tramezzani. /Shqipëria.ch/