Albasete është eliminuar nga Kupa e Spanjës në ditën e djeshme, pa shkuar shumë larg saj. Një humbje në rezultatin 2-3 do të mbyllte historinë e këtij takimi, ndërsa Rej Manaj do të gjente rrugën e rrjetës në minutat e fundit, për të ngushtuar disi shifrat.
I futur në pjesën e dytë, sulmuesi i Shqipërisë arriti të shfrytëzonte shansin e dhënë. Trajneri i Albasete në fundin e ndeshjes, është shprehur se futbollistët e tij duhet të shfrytëzojnë çdo shans që u jepet në fushën e lojës, fjalë këto që përkëdhelin Rey Manajn.
“Çdo minutë që trajneri të jep në fushën e lojës, ti duhet ta përdorësh në avantazhin tënd. Kjo kërkon shumë punë. Vetëm kështu ne mund të marrim diçka, pa këtë ne nuk do të jemi mirë. Kundërshtari jonë i djeshëm bëri më shumë për fituar takimin.
Ne nuk mund t’i dëmtojmë lojtarët që nuk dhanë më të mirën e tyre sot, por gjithsesi duhet që të shohim përpara”, ka përfunduar Ramis. /Shqipëria.ch/