You are here
Home > Kombëtarja > “Fizikisht superior dhe i gatshëm për të bërë dëm”, në Greqi ngrenë figurën e Mavrajt

“Fizikisht superior dhe i gatshëm për të bërë dëm”, në Greqi ngrenë figurën e Mavrajt

Mërgim Mavraj u transferua në këtë sezon në ekipin e Arisit, skuadër kjo e cila luan në elitën e futbollit grek.

Mbrojtësi i Kombëtares e bëri debutimin e tij në derbin e luajtur në Kupë, atje ku Arisi barazoi në transfertë me PAOK-un. Një sfidë mjaft pozitive e zhvilluar nga Mavraj, që nuk u grumbullua për ndeshjen tjetër, pasi kishte shfaqur probleme shëndetësore.

Tashmë të gjithë janë me sytë nga futbollisti i Kombëtares, ndërsa në Greqi e kanë ngritur në piedestal. Një nga mediat vendase, e ka komentuar situatën aktuale si më të mirën për t’u shfrytëzuar nga ana e Mavrajt, që sipas tyre dallon për fizikun e tij superior ndaj kundërshtarëve, teknikën dhe aftësinë e tij për të shënuar, gjë që e ka bërë disa herë me Shqipërinë. Ky është shansi i tij! /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top